Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të luajë sonte ndeshjen kundër Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00 dhe transmetohet në RTK.
Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.
Përzgjedhësja Fazlija pret që futbollistet që do të paraqiten në fushën e lojës do të japin maksimumin, derisa theksoi se në bazë të grupit dhe në bazë të rrethanave ende janë brenda objektivit pasi deri në fund të ciklit kualifikues janë edhe 5 ndeshje.