No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR UEFA ndryshon formatin e Ligës së Kampionëve për femrat dhe për futsall

UEFA ndryshon formatin e Ligës së Kampionëve për femrat dhe për futsall

Komiteti Ekzekutiv i UEFA ka vendosur të shtyjë dhe të ndryshojë formatin e disa garave për shkak të situatës aktuale me COVID-19 në të gjithë Evropën, në mënyrë që të lehtësojë rreziqet dhe njëherësh t’i japë UEFA-s, klubeve dhe federatave kombëtare më shumë kohë për t’u përshtatur me situatën dhe të përgatiten plotësisht ndeshjet, udhëtimet si dhe zbatimi  i Protokollit të UEFA-s për “Kthimin në Lojë”.

Kësisoj, rrethi elitë i kualifikimeve për Kampionatin evropian të grupmoshës 19-vjeç i paraparë të zhvillohej në tetor është shtyrë për në nëntor. Ndërkohë, gara e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave ku Kosovën e përfaqëson KFF Mitrovica, ka pësuar ndryshim. Kësisoj, mini-turnet e rrethit të parë do të zëvendësohen me dy rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku pjesëmarrëse në rrethin e parë do të jenë 40 ekipe më 3 e 4 nëntor dhe 20 ekipet e kualifikuara në rrethin e dytë, më 18 e 19 nëntor.

Ndryshim ka pësuar edhe formati i Ligës së Kampionëve në futsall, ku rrethi paraeliminiator, rrethi kualifikues dhe rrethi elitë që më parë ishin planifikuar në formë të mini-turneve, tani do të zëvendësohen me rrethe të eliminimit direkt me nga një ndeshje, ku ndeshjet e rrethit të parë do të luhen në nëntor. Kosovën në këtë garë e përfaqëson FC Prishtina.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kreu i FFK-së ngushëllon Dardanët

Prishtinë, 2 mars, 2021 E nderuara familje e Berat Rexhës! Të nderuar drejtues dhe anëtarë të...

Ndryshon orari i ndeshjes Ballkani – Drenica

Ndeshja e javës së 23-të e Superligës ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, do të zhvillohet ditën e premte, më 5 mars, në orën...

Bartomeu para gjykatës, çështja mund të jetë edhe më serioze

Pasi kaloi natën në stacionin e policisë Les Corts, Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, u transferua këtë të martë në mëngjes...

Schalke 04 shkarkoi trajnerin e radhës, Mustafi udhëhoqi “revoltën”

Schalke 04 në këtë sezon po përjeton periudhë shumë të vështirë. Ata renditen në vendet e fundit dhe në këtë situatë, që...

Recent Comments