No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Liverpool nuk dorëzohet për Thiago Alcantara, përgatit ofertën 30 milionë euro

Liverpool nuk dorëzohet për Thiago Alcantara, përgatit ofertën 30 milionë euro

Thiago Alcantara është gati të largohet nga Bayern Munich. Rinovimi i kontratës aktuale, që i skadon më 2021, nuk ka qenë kurrë në planet e tij. Vetëm ideja e një ndryshimi, fillimi i një faze të re në karrierë, qëndron në mendjen e tij. Fazë që, përjashtuar befasitë e pamendueshme, do të zhvillohet në Angli. Liverpool është pretendenti më serioz për mesfushorin spanjoll dhe po përgatit ofertën për t’ia dorëzuar menaxhmentit bavarez. Sipas asaj që “Goal” ka mësuar, flitet për 27 milionë paund, shifër e barabartë me pak më pak se 30 milionë euro. Vërtet një shumë e lartë për një lojtar, i cili ka hyrë tashmë në vitin e fundit të kontratës, por e merituar nëse marrim parasysh cilësitë e tij, që e bëjnë një nga më të mirin në Europë.

Blerja e mundshme e Thiago Alcantara do të nxjerrë në treg Georginio Wijnaldum, shumë i kërkuar nga Barcelona e Ronald Koeman, i cili do të dëshironte një shpirt të fortë hollandez për ekipin e tij. Që Liverpool është një hap larg ish-mesfushorit blaugrana dëshmohet edhe nga fjalët e Jürgen Klopp, që datojnë prej 11 shtatorit të kaluar. Trajneri i ‘Reds’ nuk e ka mohuar ekzistencën e një negocimi: “Nëse do të mund të shpikja një fjalë, që mund t’iu jepte fund spekulimeve, do të bëhesha shumë i pasur. Nuk mund ta bëj, sepse merkatoja është ende e hapur. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Unë e kam pohuar fort se Thiago Alcantara është një lojtar shumë i mirë, por përveç kësaj nuk kam asgjë për të thënë. Për fat të keq, nuk mund t’iu jap fund spekulimeve”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments