Mbrëmjen e sotme ishte edhe një arbitër shqiptar në fushat europiane, teksa Enea Jorgji drejtoi sfidën në Armeni mes Ararat dhe Fola Esch.
Arbitri shqiptar i FIFA-s pati shumë punë, teksa ndeshja u vendos në kohën shtesë pasi 90 minutat u mbyllën 3-3.
Image
Në fakt, skuadra armene, shumë më favorite se ajo nga Luksemburgu, e pa veten keq teksa po humbiste 1-3 por dy penallti për vendasit të akorduara nga arbitri shqiptar i dhanë mundësi Lima të barazone.
Minutat 90+1’ dhe 90+4’ ishin fatale për luksemburgezët që në shtesë e pësuan teksa Vakulenko realizoi në të 113.
Veç kësaj, Junior dhe Pimentel dolën me të kuq, duke bërë që dy ekipet ta mbyllnin me dhjetë takimin!