No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Takim online i presidentit Çeferin me presidentët e federatave

Takim online i presidentit Çeferin me presidentët e federatave

Sot  është mbajtur takimi online i presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin me 55 presidentët e federatave anëtare. Në këtë takim dy orësh, në të cilin mori pjesë presidenti Agim Ademi, u bisedua për situatën aktuale në secilën federatë, për gjendjen e pandemisë, ndeshjet e ekipeve Kombëtare të meshkujve dhe të femrave, të klubeve, të futsallit si dhe rrjedhën e fillimit të kampionateve, rikthimin e tifozëve në stadiume dhe për rreziqet financiare si pasojë e pandemisë, njofton FFK.

Gjatë këtij takimi u dakordua që federatat të jenë në kontakt të vazhdueshëm me UEFA-n dhe për çdo ndryshim eventual të situatës së pandemisë apo situatave tjera të lajmërohen organet e UEFA-s. Presidenti Çeferin ka thënë se UEFA e kupton vështirësinë e federatave për zhvillimin e kampionateve nacionale ngase varet nga autoritetet e secilit shtet, të cilat herë janë në listën e kuqe e herë në listën e gjelbër të situatës së pandemisë, por se futbolli duhet të vazhdojë normalisht nën respektimin e protokollit shëndetësor, sepse siç ka thënë Çeferein vetëm me sport mund ta ndryshojmë ndjenjën dhe ta largojmë frikën e njerëzve nga Covid-19. Tutje presidenti i UEFA-s ka shprehur besimin e tij se shumë shpejtë do të kthejnë një numër të tifozëve në stadiume dhe për këtë qëllim janë duke zhvilluar bisedime me autoritetet e secilit shtet. Ai bëri me dije se një vendim për këtë çështje do të merret shumë shpejt, teksa u shpreh i lumtur që ka filluar edicioni i ri. Njëherësh Çeferin kërkoi që në të gjitha federatat akterët e ndeshjeve dhe anëtarët e federatave të jenë mirëkuptues dhe mos të bëhen pengesë e zhvillimit të futbollit. Po ashtu, ai ftoj të gjithë që të dëgjojnë këshillat e presidentëve dhe Komiteteve Ekzekutive të federatave sepse ata janë më të informuarit dhe i dinë më së miri edhe vështirësitë   financiare. Në fund, Çeferin shprehu shpresën se edhe autoritetet e secilit shtet do të ndihmojnë në lejimin e zhvillimit të futbollit dhe në investim në këtë periudhë të vështirë. Në fund të takimit të 55 presidentët e federatave anëtare i përkrahën vendimet e presidentit Çeferin dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit dhe të ndeshjeve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments