No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Është vetëm 9 vjeç, djali i Cassano firmos kontratën e parë

Është vetëm 9 vjeç, djali i Cassano firmos kontratën e parë

Djali i Antonio Cassano është lidhur kontraktualisht me Virtus Entella. Christopher, djali i madh i ish-futbollistit të Romës dhe Real Madridit, ndër të tjerë, bashkohet me datëlindjen 2011 të klubit ligurian, që luan në Serie B. Njoftimi u bë nga nëna, Carolina Marcialis, në rrjetet sociale (“kontrata juaj e parë, krenare për ty”). Pastaj Entella përshëndeti ardhjen e djalit të Cassano me një njoftim për shtyp në Twitter:

“Më në fund, Cassano jr. mbërriti te bardhekaltrit. Jemi shumë të lumtur që e kemi Christopher në grupin tonë të datëlindjes 2011. Ishte Carolina Marcialis, ajo që e njoftoi këtë fakt me krenarinë e nënës, e cila shikon kampionin e saj të nënshkruajë kontratën e parë përpara babait, Antonio”.
Siç bën shaka vetë Virtus Entella, pasi Antonio Cassano ka qenë afër të luajturit për ekipin ligurian, do të varet nga djali i tij 9-vjeçar që ta veshë atë fanellë. Sidoqoftë, “Fantantonio” do të jetë shumë i lumtur, sepse do ta vëzhgojë nga afër djalin e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Mesut Ozil i pafat, mbyll sezonin pas dëmtimit të rëndë në gju

Mesut Ozil u largua nga Arsenali në janar dhe iu bashkua skuadrës së Fenerbahce, me dëshirën për të fituar titullin kampion në Turqi. Gjithsesi...

Recent Comments