No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanet vazhdojnë me entuziazëm përgatitjet për duelin me estonet

Dardanet vazhdojnë me entuziazëm përgatitjet për duelin me estonet

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë mbajtur sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë. Edhe gjatë seancës së sotme Dardanet kanë stërvitur me  zell, teksa krahas stërvitjeve të zakonshme është zhvilluar edhe një lojë me vashat e ndara në dy ekipe, ku përzgjedhësja Afërdita Fazlija ka provuar edhe skema të ndryshme, në mënyrë që ta përgatisë sa më mirë duelin me estonet. Nga afër stërvitjen e Kombëtares së femrave e ka ndjekur edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja, i cili i ka inkurajuar lojtaret dardane për një paraqitje sa më dinjitoze përkundër mungesave të shumta.

Deklaruan pas stërvitjes:
Edona Kastrati: Jam e lumtur që kam arritur t’i përgjigjem ftesës së trajneres për këtë ndeshje përkundër vështirësive të mëdha për shkak të pandemisë. Kemi mungesa të shumta të lojtareve nga shtetet evropiane, por edhe me bashkëlojtaret që luajnë në skuadrat e Kosovës besoj se do të arrijmë fitore. Në stërvitjen e deritashme gjithçka ka shkuar mirë dhe të gjitha jemi optimiste për sukses.

Liridona Syla: Për këtë ndeshje jemi të hendikepuara me mungesën e lojtareve nga Diaspora, por po përgatitemi maksimalisht me këtë fond të lojtareve nga kampionati vendor. Ardhja e Erëletës dhe Edonës na ka rritur optimizmin. Shpresoj që deri te premten të arrijmë në formën e duhur dhe kundër estoneve të shfaqim lojë të mirë dhe në fund të korrim sukses.

Anjeza Rexhepi: Kjo ndeshje do të jetë më e veçantë, ngase luajmë në një situatë të pazakontë. Ka kohë që nuk kemi luajtur ndeshje kampionale, por gjatë këtyre ditëve jemi duke u përgatitur maksimalisht për të dhënë më të mirën tonë. Jam optimiste që edhe kësaj here do të triumfojmë duke luajtur me entuziazëm dhe zemër.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments