No menu items!
Ballina KRYESORE Kreu i FFK-së: Adem Mikullovci ishte njeri me karakter të madh, i...

Kreu i FFK-së: Adem Mikullovci ishte njeri me karakter të madh, i vendosur dhe guximtar

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci. Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci. Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike. Lajmi për vdekjen e Mikullovcit e ka prekur edhe presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili nëpërmjet profilit të tij në Facebook e ka ngushëlluar familjen Mikullovci dhe tërë komunitetin e artistëve.

Ja postimi i plotë i kreut të FFK-së:

Paska ikur nga kjo botë artisti ynë i madh Adem Mikullovci. Një lajm ky i trishtë në këtë mëngjes shtatori. Njeriu që i dha shumë atdheut jo vetëm përmes kulturës e artit u shua nga kjo jetë për t’ju bashkuar Legjendave tjera në botën e përjetësisë.

Emri i Adem Mikullovcit ka qenë dhe do të mbetet emblemë e teatrit, filmit, dramës dhe komedisë. Adem Mikullovci ishte njeri me karakter të madh, i vendosur dhe guximtar. Ishte ndër delegatët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës në kohën e represionit të Serbisë, derisa ishte pjesë e dy datave historike për vendin tonë në vitin 1990, 2 Korrikut dhe 7 Shtatorit, në të cilat u votuan Deklaratat Kushtetuese dhe të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që ishin gurthemel i shtetësisë së sotme. Veprat e tij do të mbesin përherë referencë për gjeneratat  e reja të aktrimit dhe shembull se si duhet ta duam atdheun dhe profesionin.

Ngushëllimet më të thella Familjes dhe tërë komunitetit të artistëve për këtë humbje të madhe!

U prehtë në paqe shpirti i tij!

A.A.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments