No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi e gjykon gjestin e Bernard Berishës, por thotë se gjithçka është...

Ademi e gjykon gjestin e Bernard Berishës, por thotë se gjithçka është sqaruar

Goli i shënuar kundër Greqisë i dha shpresë ekipit për t’u kthyer në rezultat, por gjesti i tij hasi në polemika të shumta. Megjithatë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi thotë se ai episod i shfaqur nga Bernard Berisha tashmë i takon të kaluarës dhe nuk e ka prishur aspak atmosferën në ekipin kombëtar. “Ka pasur shumë fjalë në disa media se ja shpërtheu edhe në Kombëtaren e Kosovës, por asgjë nuk ka ndodhur  përveç atij gjesti dhe gjithçka është në aspektin e familjarizmit. Normalisht gjestin e Bernardit e gjykojmë, nuk na ka pëlqyer dhe nuk e kemi pritur prej tij. 2 vjet ka ardhur dhe nuk i ka interesuar asgjë, por thjesht ka qenë i gatshëm të jetë në shërbim të Kombëtares kurdo që vendos trajneri. Ka qenë një gjest që ndoshta nga gëzimi i golit dhe nga mllefi ka dashur të tregoj se po të isha unë do ta kisha bërë edhe ma të mirën e mundshme. Megjithatë, edhe vetë Bernard Berisha në një formë i ka kërkuar falje trajnerit e të gjithë tjerëve dhe gjithçka është sqaruar. Ai është një njeri serioz, i qetë dhe familjar dhe nuk njihet me këto gjeste”, ka thënë Ademi në RTK, transmeton “Futbolli.info”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments