No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Zaniolo, i dërrmuar nga dy lëndimet e rënda: Sa i pafat paskam...

Zaniolo, i dërrmuar nga dy lëndimet e rënda: Sa i pafat paskam qenë!

Ajo që po përjeton Nicolò Zaniolo është momenti më i komplikuar i karrierës së tij. Vetëm 21 vjeç, ai po përballet me një dëmtim të dytë të rëndë, që do ta detyrojë të bëjë operacion përsëri dhe të qëndrojë disa kohë larg fushave të futbollit.

Pasi u lëndua rëndë më 12 janar, gjatë një ndeshjeje kampionati Roma-Juventus, xhevahiri verdhekuq, i cili u kthye në fushat e blerta më 5 korrik, pësoi të njëjtin fat të keq në Hollandë-Itali, më 7 shtator. Stafi mjekësor raportoi dëmtimin e dytë të ligamentit të kryqëzuar të gjurit, një makth për talentin e Romës. Fatmirësisht, këtë herë dëmtimi ishte në gjurin e majtë, jo atë të operuarin.

Zaniolo, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, zbuloi atë që ndjeu kur u lëndua në Amsterdam: “Çfarë mendova? Në atë kohë, as që kisha kohë të mendoja diçka specifike. Vetëm më vonë i thoja vetes: jo, përsëri! Unë sapo kam mbaruar vuajtjet me gjurin tjetër, tani duhet t’ia filloj nga e para”.

Talenti i Romës e di se çfarë e pret në muajt e ardhshëm: “Po, unë tashmë di gjithçka. E di se do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë dua të besoj se është një përvojë formuese. Tashmë jam duke numëruar mbrapsht. Vazhdoj të marr mesazhe, që më bëjnë të lumtur, më stimulojnë. Nuk u përgjigjem të gjithëve, sepse do të ishte e pamundur.

Këto gjëra mund të ndodhin në punën tonë, unë thjesht dua të kthehem, të bëj atë që dua sa më shpejt. Kurrë nuk e kam menduar ta lë futbollin, asnjë çast. Natyrisht, jam i pikëlluar dhe aspak në humor. E konsideroj një përvojë tjetër të keqe, që mund të më ndihmojë të rritem. Shpresoj të mos më lënë gjunjët, unë tashmë ia kam paguar një faturë të madhe fatit të keq”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments