No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur femrat, 22 akuza për...

Përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur femrat, 22 akuza për maniakun seksual

Një grua pretendon se një përdhunues i një aplikacioni takimesh online e detyroi atë të bënte seks oral. Për këtë, e ka paditur në gjykatë, pasi thirri menjëherë policinë. David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sidnei, akuzohet për përdhunimin e katër femrave që i njohu përmes aplikacioneve të njohura të takimeve virtuale RSVP dhe Bumble, midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.

Gjyqi ka zbuluar se ai prezantohej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdorte fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, në përpjekje për të tërhequr femrat dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij në Maroubra.

Babai i dy fëmijëve, 39 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për 22 akuza, përfshirë 13 akuza për sulme të pahijshme, 5 akuza për marrëdhënie seksuale pa pëlqim dhe 2 akuza për marrëdhënie të rënda seksuale pa pëlqim.

Të martën, gjykata dëgjoi një nga viktimat e tij të pretenduara, me të cilën ishte takuar për kafe pranë shtëpisë së tij më 20 gusht 2017. Kur pa që kafeneja po mbyllej, e ftoi atë në shtëpinë e tij ku filluan të putheshin. Francezi dyshohet se filloi ta përqafonte dhe u përpoq t’i “çonte gjërat më tej”, por femra nuk pranoi.

Të hënën, prokurori Sally Traynor i tha trupës gjykuese: “Ajo mendoi që, nëse do t’i bënte seks oral, kjo do ta ndalonte të bënte seks vaginal me të”. Ndërsa u përpoq të largohej, ajo tha se Gabrieli i bëri “pyetje vërtet të çuditshme”, përfshirë sa të rregullta ishin menstruacionet e saj dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë. Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin, rreth vendit ku punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.

“Unë kisha shumë frikë, sepse e dinte se ku jetoja”, – tha gruaja që pretendon sulm seksual. Avokati mbrojtës i Gabrieli Mark Brady e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos e raportonte incidentin në polici, nëse ishte kaq serioz, siç pretendon. “Unë thjesht doja ta harroja atë, – tha ajo. – Nuk kam asnjë arsye për të gënjyer. Po them të vërtetën”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Zidane nuk e do në ekip, Reali vendos çmimin e Gareth Bale!

Gareth Bale dhe Zinedine Zidane kanë një marrëdhënie aspak të mirë dhe diçka të tillë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle. Këto të...

De Bruyne rrëfen pikën më të ulët në karrierë: Këtë gjë nuk prisja kurrë!

Kevin De Bruyne ka dhënë një rrëfim të gjatë së fundmi në një intervistë për një nga mediat angleze dhe...

Ibrahimovic do të luajë kundër Kosovës

Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të rikthehet në Kombëtare cka do të thotë se në fund të...

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

Recent Comments