No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Musolli lë Kukësin për Gjilanin

Musolli lë Kukësin për Gjilanin

Pas 8 vitesh me Kukësin, ku prej disa sezonesh mban edhe shiritin e kapitenit në krah, Besar Musolli do të largohet nga verilindorët.

Burime të Supersport Kosova kanë zbuluar edhe destinacionin e ri të mesfushorit.

Musolli menjëherë pas ndeshjes që Kukësi do të zhvillojë ndaj Wolfsburg në turin e dytë të Europa League do t’i japë lamtumirën skuadrës së Skënder Gegës për t’u vendosur në dispozicion të Gentjan Mezanit te Gjilani.

Do të jenë pikërisht “skifterat” skuadra e re e 31-vjeçarit. Objektivat e Gjilanit në sezonin e ri janë të qartë do synohet titulli kampion, pas vendit të dytë të sezonit të kaluar dhe për ta bërë këtë, Mezani ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë të madhe mbi supe si Musolli në skuadrën e tij.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Ademi takohet me zv/presidentin e ri të DFB-së, në qershor nis realizimi i projekteve të përbashkëta

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po qëndron për vizitë pune në Gjermani, është takuar me zëvendëspresidentin e ri të Federatës së Futbollit...

Sekreti i Chelseat, ngrohja e këpucëve me mikrovalë!

Mbrapa momentit të mirë të Chelsea-t pas marrjes së drejtimit të ekipit nga ana e Thomas Tuchel, duket se fshihet një pajisje elektroshtëpiake. Sipas The...

Verrati: Mund të fitojmë gjithçka

Marco Verrati ka folur për kanalet zyrtare të Paris Saint-Germain. “Ky vit është më i komplikuar për gjithçka: në jetë, në sport, kudo. Po jetojmë...

Recent Comments