Sezoni i ri në Superligën e Kosovës është në prag të fillimit.
Arbëria është skuadra më e re që është inkuadruar për herë të parë që do të luajë në Superligë. Skuadra nga Lipjani ka bërë disa përforcime kualitative duke filluar nga stafi i trajnerëve e deri te futbollistët.
Në një pronocim për GazetaBlic Sport trajneri i kësaj skuadre, Arbnor Morina, ka folur rreth organizimit në skuadër si dhe për problemin e pandemisë që siç duket do ta shoqërojë përsëri kampionatin tonë.
“Mendoj që në kampionat mund të ketë probleme sepse pandemia është globale dhe na ka prek edhe neve. Si do të menaxhohet situata ështe më së paku në duart e trajnerëve. Me këtë merren institucionet shëndetësore e ne vetëm duhet t’i aplikojmë rekomandimet e tyre. Sa na perket neve lojtarët kanë punuar shumë mirë dhe do te shofim si do të jemi në kampionat. Besoj në këtë ekip sepse kanë punuar me përkushtim” deklaroi Morina.
Arbëria deri më tash ka trnasferuar këta futbollistë: Sunaj Hasan, Willy Zamble, Ergon Hyseni, Labinot Ibrahimi, Bruno Arrabal, Prince Mambouana, Donat Kaçiu, Agron Bruqi, Gëzim Rusi, Arbër Pira, Aladin Dakovac.