Portieri kroat, Ivan Jeliç është përforcimi i radhës i klubit bardhekaltër.
Eglant Haxho, Alban Muqiqi kanë vazhduar kontratat me bardhekaltërit, por Prishtina ka siguruar edhe shërbimin njëvjeçar të portierit 22 vjeç nga Kroacia, Ivan Jeliç i lindur më 19.11.1997 në Split.
Anëtar i disa skuadrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko.
“Të jem i sinqertë nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time”, u shpreh ai.
“Me të dëgjuar familja për Prishtinën, ishin pak skeptik përshkak “koronës”, por babai menjëherë më tregoi se bëhet fjalë për një klub të madh. Pastaj u interesova më shumë nëpërmjet shokëve dhe që të gjithë njëzëri më sugjeruan që pa hezitim të pranojë këtë sfidë të re dhe jam shumë i kënaqur që tani më ndodhem në mjedisin e ri”.