Një prapaskenë interesante e merkatos që ka lidhje me sulmuesin e Chelsea-t dhe Francës, Olivier Giroud.Sulmuesi, pasi është kërkuar nga shumë klube italianë si Inter dhe Lazio në sesionet e kaluara të merkatos, mund të ishte transferuar te Lyon-i, por duket se ka refuzuar për faj të… Benzema, me të cilin nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë.
Të dy, në fakt, kanë bërë një lloj stafete me fanellën e Francës. Benzema është përjashtuar nga kombëtarja pas rastit të famshëm të shantazhit kundrejt Valbuena-s. Giroud, nga ana e tij, i ka marrë vendin.
Një situatë që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që shpesh ka çuar te një thumbim reciprok. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit për Le Progres, Giroud ka shpjeguar se si marrëdhënia me Benzema ka ndikuar edhe të zgjedhjet që ka bërë në karrierë.
“Mund të shkoja te Lyon, por nuk doja të krijoja polemika duke shkuar te klubi i Benzema-së”, ka shpjeguar qendërsulmuesi i Chelsea-t.
“Fatkeqësisht, kjo është e vërteta dhe jam i detyruar të përballem me këtë situatë”.
“Përtej kësaj, mund ta kisha menaxhuar situatën pa probleme, por nuk doja që familja ime të kalonte rreziqe të panevojshme, duke parë reagimin e disa personave kisha frikë se mund të pësonin ndonjë gjë”.