Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, gjatë ditëve të ardhshme mund të bëhet me skuadër të re.
Sipas mediave spanjolle, Muriç është afër transferimit në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Gironas, përcjellë Gazeta Olle.
Është gazeta prestigjioze katalunase “Mundo Deportivo” që raporton se Girona ka shënjestruar portierin shqiptar.
Klubi spanjoll është duke provuar të arrijë marrëveshje me klubin e Manchester Cityt.
Muriç ishte i huazuar te Nottingham Forest, ku zhgënjeu thellësisht, duke mbetur rezervist.
Muriç dëshiron të ketë minuta, andaj ka pranuar kalimin te Girona.