No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Ronaldo hyn në histori, tani mund ta thirrni CR101

Cristiano Ronaldo hyn në histori. Ai është tashmë një legjendë e gjallë. Sigurisht e futbollit portugez, por edhe atij europian dhe botëror. Suedia është kombëtarja, ndaj së cilës kampioni i Juventusit ka shënuar edhe një gol tjetër. Ama, ky ishte gol jubilar, i 100-ti me fanellën e Portugalisë.

Ronaldo e realizoi atë në fund të pjesës së parë të një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të grupeve të Ligës së Kombeve. Një perlë e vërtetë, që erdhi nga goditja e lire dhe distance e konsiderueshme. Goditje perfekte me këmbë të djathtë e yllit luzitan dhe CR7 kalon në shifra të trefishta. Më mirë tashmë mund ta quajmë CR100…, me kombëtaren.

Këtë gol, Ronaldo e ndiqte prej një kohe të gjatë. Prej gati një viti, për të qenë të saktë, duke marrë parasysh edhe ndalesën e futbollit prej pandemisë së Covid-19. Sulmuesi i Juventusit kishte shënuar golin e 99-të në nëntor 2019, në Luksemburg, pa qenë në gjendje të bëhej “një shekull” deri mbrëmë. Ai e arriti këtë stacion të jashtëzakonshëm të martën mbrëma, në Solna.

Jo vetëm kaq: pas golit me numrin 100, Ronaldo gjithashtu hënoi të 101-tin në pjesën e dytë, me një të djathtë të hidhur nga jashtë zonës. Dopietë dhe “100” jo vetëm e arriti, por edhe e tejkaloi.

Në Suedi, Cristiano Ronaldo është bërë kështu lojtari i dytë në historinë e futbollit, që shënon të paktën 100 gola me ekipin e tij kombëtar. I pari dhe i vetëm deri sot, është Ali Daei, ish-qendërsulmuesi i Iranit dhe Bayernit, i cili u ndal në kuotën 109 gola me kombëtaren. Një rekord plotësisht i arritshëm për 35-vjeçarin portugez.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments