No menu items!
Ballina KRYESORE Shtyhet për një javë fillimi i garave në futboll, pritet vendimi i...

Shtyhet për një javë fillimi i garave në futboll, pritet vendimi i Qeverisë

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se Komisioni për Çështje Urgjente i KE-s ka vendosur që fillimi i kampionatit të ri në të gjitha kategoritë të shtyhet për një javë. Në fakt, edicioni i ri ishte planifikuar të nisë më 12 shtator dhe Federata e Futbollit e Kosovës me të gjitha organet e saj i kishte bërë përgatitjet e nevojshme për të nisur garat në këtë datë, mirëpo pas konsultimeve të sotme të krerëve të FFK-së me institucionet e vendit u vendos shtyrja e kampionatit për një javë. Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Shëndetësisë, ku përveç ministrit Armend Zemaj morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, drejtori i IKSHPK-së, dr.Naser Ramadani dhe kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në luftën kundër Covid-19, dr. Lul Raka, u diskutuan të gjitha detajet rreth fillimit të garave në futboll dhe u paraqitën të gjitha protokollet dhe manualet në mbrojtje nga Covid-19, e të cilat FFK i ka përmbushur. Megjithatë, duke pasur parasysh se vendimin për ndalimin e aktiviteteve në futboll dhe në sport në përgjithësi e ka marrë Qeveria, atëherë u vendos që të pritet kthimi i kryeministrit në vend dhe marrja e vendimit nga ekzekutivi. Për këtë arsye, u vendos që kampionati të shtyhet për një javë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments