Përparim Osmani është bërë me skuadër të re.
Mbrojtësi i djathtë me shumë bagazh në Superligë, ka arritur marrëveshje me Flamurtarin e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për Gazetën Olle.
Marrëveshja është një-vjeçare.
Osmani së fundi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Prishtinën, Ferizajn, Besën etj.
Flamurtari garon në Ligën e Parë, me synime për t’u rikthyer sërish në Superligë.