Kombëtarja e Shqipërisë ka zhgënjyer sërish në stadiumin e ri “Air Albania”. Kësaj radhe kuqezinjtë janë mposhtur nga Lituania, me rezultat 1:0, në kuadër të Ligës së Kombeve. Për dallim nga loja e paraqitur në Bjellorusi ku Shqipëria mori pikët e plota, kësaj radhe djemtë e drejtuar nga Edi Reja zhgënjyen plotësisht.
Donatas Kazlauskas shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Shqipërisë dhe daljes së gabuar të Thomas Strakoshës, për të realizuar golin e fitores për të tijtë.
Deri në fund, Shqipëria u mundua me të gjitha forcat, por nuk arriti që të gjejë të paktën golin e barazimit.