No menu items!
Ballina KRYESORE Reja: Lituania ishte dy hapa para nesh në aspektin fizik

Reja: Lituania ishte dy hapa para nesh në aspektin fizik

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë e ka pranuar se kombëtarja lituane bëri lojë më të mirë dhe kishte përparësi edhe në aspektin fizik, derisa nuk ka pranuar se pas fitores në Bjellorusi ka pasur euforizëm të tepruar. “Ata ishin dy hapa para nesh në aspektin fizik. E kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe nuk kishte eufori. Ndodhi ai gabim dhe ndodhi humbja. Do t’i bëj komplimentet e mia Lituanisë sepse bëri një lojë shumë të mirë. Sa i përket ekipit tim u përpoqa të bëj vazhdimisht ndryshime, por Lituania ishte në mbrëmjen e saj”, ka theksuar Reja, raporton RTKlive.

Sa i përket paraqitjes së Brojës dhe nëse ai meriton më shumë hapësira, italiani është shprehur: “Do të kemi kohë dhe mundësi për ta aktivizuar. Është lojtar shumë i mirë dhe i shpejtë, por realisht është ende i ri dhe nuk ka shumë përvojë. Favorit në grup? Patëm fatin e keq në këtë ndeshje dhe ndodhi edhe gabimi. Ndoshta edhe me një barazim do të ishim të kënaqur me Lituaninë. Nuk ka favoritë sepse grupi është i ekuilibruar, por të shohim në ndeshjet e tetorit si do të shkojnë. Shpresoj të kem ekipin në formë dhe kampionatet të nisin në gjithë Evropën dhe lojtarët të jenë sa më të përgatitur”, ka shtuar Reja. Në fund italiani ka folur edhe për mungesën e Hysajt në ndeshjet e ardhshme për shkak të kartonit të kuq: “Sigurisht se Hysaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin, por kemi një grup të madh dhe do të gjejmë alternativa që ta zëvendësojmë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bledar Devolli tregon kush është trajneri më i mirë në Kosovë

Sot u zhvilluan dy ndeshje të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani u mposht minimalisht në derbin e javës nga Llapi...

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës sot na solli dy ndeshje të cilat ndikuan në ndryshimin e renditjes tabelare, duke e...

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Recent Comments