No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova pëson humbje nga Greqia

Kosova pëson humbje nga Greqia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Dardanët janë mundur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ish-kampionia e Evropës, Greqia, me rezultat 2:1. Dy gola të pësuar në fillim të secilës pjesë ia kanë vështirësuar dukshëm punët futbollistëve tanë për të bërë diçka më shumë në këtë ndeshje. Në fakt, gjithçka nisi keq për Dardanët, të cilët qysh në minutën e 3-të pësuan gol. Ishte Dimitrios Limnios i cili shënoi në portën tonë pas dy gjuajtjeve. Fillimisht gjuajtjen e tij e priti Ujkani, por topin e dëbuar e shfrytëzoi sërish Limnios për ta çuar në rrjetë. Në vazhdim Dardanët e kontrolluan plotësisht lojën, derisa rastin më të mirë për të shënuar e pati Arbër Zeneli, në minutën e 11-të, që doli para portierit grek, por ky i fundit e devijoi gjuajtjen e tij. Edhe pjesa e dytë nisi keq për ekipin tonë që pësoi golin e dytë në minutën e 51-të pas një pakujdesie në mbrojtje, ku realizator ishte Dimitris Siovas. Pas pësimit të këtij goli Challandes bëri tri zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Bernard Berishën, Florent Hasanin dhe Anel Rashkajn, të cilat i dhanë frymë lojës së Dardanëve. Megjithatë, goli erdhi shumë vonë për të bërë ndryshim në epilogun e ndeshjes. Në fakt, ishte minuta e 82-të kur Bernad Berisha shënoi një supergol nga brendësia e zonës me gjuajtje akrobatike, duke i dhënë zemër skuadrës për ta kërkuar edhe golin e barazimit, por i cili fatkeqësisht nuk erdhi dhe kësisoj ndeshja u mbyll, me rezultat 1:2.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments