No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Rui Costa “masakron” Cavanin: S’i mund të kërkosh 10 milionë euro, kur...

Rui Costa “masakron” Cavanin: S’i mund të kërkosh 10 milionë euro, kur je 34 vjeç?!

Manuel Rui Costa, drejtori sportiv i Benfica, foli për mosardhjen e Edinson Cavani. Ja deklaratat e tij për mikrofonat e “Benfica TV”: “Cavani? Ne e kemi bërë tonën. Ai donte 10 milionë euro rrogë në sezon, çka për ne nuk ishte e logjikshme. Ne i kemi afruar deri në 7 milionë euro. Një lojtar pothuajse 34 vjeç nuk mund të kërkojë ato shifra. Sot lojtarët janë lodra në duart e menaxherëve. Më thoni, si mund të bëhet një investim i tillë.

Kjo do të thotë që paga e të gjithë ekipit duhet të rritet. Sidoqoftë, është edhe faji i menaxherëve dhe i klubeve. Bota e futbollit duhet t’i njohë vetes një zvogëlim në shpenzime, me paga fikse. Ju pretendoni se jeni më i forti në botë, por a e keni provuar këtë në fushë? Ok, 10 milionë euro, sepse jeni Messi apo Ronaldo. Pjesa tjetër e lojtarëve duhet të përshtatet, me paga të qëndrueshme për klubet.

Unë shoh djem që shkojnë nga të rinjtë në ekipin e parë dhe pas gjysmësezoni të bërë në nivele të mira, trokasin në derë për më shumë para: Jam duke luajtur mirë, dua 2 milionë në sezon, përndryshe do të largohem. Dhe çfarë ka bërë? Disa gola dhe dy lojëra të mira. Nuk mundet diçka e tillë. Janë 24-vjeçarë që marrin 7, 8 milionë euro, kjo nuk është normale. Unë them që të gjithë duhet të vendosim një kufi, përndryshe futbolli është i destinuar të falimentojë së shpejti”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Dukagjini fiton derbin javës, ja rezultatet e Ligës së Parë

Dukagjini ka triumfuar në derbin e xhiros së 17-të në Ligën e Parë, derisa ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Istogut me...

Prishtina vazhdon serinë e fitoreve, Arbëria merr një pikë në Gjilan

Skuadra e Prishtinës e ka vazhduar superformën e saj, duke e shijuar fitoren e shtatë radhazi. Në kuadër të javës së 23-të...

Recent Comments