No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Qëndron edhe Suarez pas Messit? Ish-presidenti i Barcelonës ka një mesazh

Qëndron edhe Suarez pas Messit? Ish-presidenti i Barcelonës ka një mesazh

uis Suarez është afër transferimit te Juventusi. “El Pistolero” ka gjetur akordin financiar me kampionët e Italisë dhe ka filluar të marrë leksione të gjuhës italiane.

Ai është një nga miqtë më të ngushtë të Leo Messit, i cili vendosi të qëndronte te Barcelona. Diçka e tillë mund të ndikojë edhe në qëndrimin e bomberit uruguaian në “Camp Nou”.

Ish-presidenti i klubit katalanas gjatë viteve 2000-2003, Joan Gaspart ka folur rreth mundësisë së qëndrimit të Suarez te Barcelona në një prononcim për Radio Kiss Kiss, duke theksuar se 33-vjeçari mund t’i japë sërish shumë ekipit spanjoll.

“Nuk e di nëse qëndrimi i Messit do të ndryshojë idenë e Suarez apo trajnerit Koeman. Do të jetë një vendim teknik, tek i cili nuk mund të futem. Ama, di të them që Suarez mbetet një futbollist i nivelit të lartë dhe mund të japë akoma kontribut të rëndësishëm për Barçën“, deklaron Gaspart.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments