Prishtina nuk e ka ndërmend të ndalet! Pas Sabien Lilajt, bardhekaltërit janë pranë zyrtarizimit tjetër të madh.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Prishtina ka arritur marrëveshje me Gledi Micin.
Palët kanë zgjidhur sot edhe detajet e fundit të marrëveshjes.
Mici pritet të zbarkojë në kryeqytet gjatë ditëve në vijim për t’u prezantuar te bardhekaltërit.
Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Shkëndijës në edicionin e kaluar, por u nda me kuqezinjtë në afatin kalimtar.
Ditë më parë negociatat me klubin prishtinas për “Olle” i kishte konfirmuar edhe vetë Mici.