Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner, mund të ishte pranë kalimit te skuadra e Manchester City-t sipas asaj që shkruan Daily Mail. U mendua se ishte Liverpooli më afër futbollistit gjerman, por paska patur një tjetër prapaskenë.
Trajneri Pep Guardiola ka dashur që të rrëmbejë lojtarin. 24-vjeçari ka patur një bisedë telefonike me spanjollin që i ka shprehur dëshirën për ta pasur në skuadër, por në fund marrëveshja nuk u arrit.
Sulmuesi shtatlartë ka refuzuar ofertën dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën me blutë e Londrës. Trajneri Frank Lampard i dha garancinë atij për formacionin dhe kjo ishte vendimtare për lojtarin e ardhur nga Bundesliga.