No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova kërkon fitore kundër helenëve (pamje nga stërvitja e fundit)

Kosova kërkon fitore kundër helenëve (pamje nga stërvitja e fundit)

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri” para ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Përzgjedhësi Bernard Challandes për këtë ndeshje ka në dispozicion 18 futbollistë, me të cilët në stërvitjen e sotme punoi në skemat e ndryshme të lojës, me të cilat do t’i vihet përballë ish-kampionëve të Evropës. Atmosfera në ekipin e Dardanëve është mjaft e mirë, derisa entuziazmi për t’u rikthyer te fitorja në shtëpi është i madh, me gjithë mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje. Para stërvitjes në konferencë për media Challandes vuri në pah se Greqia është favorite për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin C, por ishte këmbëngulës se nuk e ndryshon filozofinë e lojës së tij, prandaj edhe në këtë ndeshje do të luajë për fitore. “Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne. A do të luajmë për fitore apo për barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka deklaruar Challandes. Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares, Amir Rrahmani ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët do ta japin maksimumin në këtë përballje të vështirë. “Çdo ndeshje ka vende për përmirësim, nëse dëshiron të gjesh situata negative mund të gjesh. Mendoj se kemi luajtur mirë edhe ndaj Moldavisë, por është e qartë se duhet ta përmirësojmë pasimin e fundit dhe finalizimin e aksioneve. Na mungojnë shumë lojtarë për ndeshjen me Greqinë dhe çdo mungesë është e madhe për neve, por shpresoj që futbollistët që do të jenë në fushë ta kryejnë punën siç duhet”, ka thënë Rrahmani. Pas stërvitjes grupi i tifozëve “Dardanët” kishin përgatitur një befasi për futbollistët e Kombëtares, duke krijuar një spektakël me fishekëzjarre në afërsi të stadiumit për t’i motivuar ata edhe më shumë për duelin e nesërm, i cili për shkak të pandemisë Covid-19 do të zhvillohet pa prani të shikuesve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFFKKosova%2Fvideos%2F647339859497207%2F&show_text=0&width=560

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Deklaratë e përbashkët e Ademit dhe Salihut: “Grushtimi ynë”, sajesë e portalit që prodhon rrena!

Dy drejtuesit e futbollit kosovar, Agim Ademi e Eroll Salihu kanë reagur sonte me një deklaratë të përbashkët, pasi ditën e djeshme portali "Gazeta...

Shkëmbi: Llapi e meritoi fitoren, ne luajtëm dobët

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka vlerësuar se skuadra që drejton luajti dobët ndaj Llapit. Llapi në Podujevë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0. Sipas...

Batatina: Meritat për fitore u takojnë lojtarëve, synojmë Evropën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se meritat për fitoren kundër Ballkanit u takojnë futbollistëve të tij. Llapi mposhti Ballkanin të dielën me...

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Recent Comments