Anglia do të luajë kundër Islandës në transfertë. Ndeshja mes anglezëve dhe islandezëve do të zhvillohet në orën 18:00, të ditës së sotme.
Trajneri Gareth Southgate i “3 Luanëve” ka publikuar formacionin titullar dhe për herë të parë luan nga minuta e parë Foden. Lojtari i Manchester City-t do të bëjë debutimin me ekipin e parë.
Ai do të ndihmojë Kane dhe Sterling që luajnë në majë të sulmit, ndërsa do të ketë në krah të tij Ward-Prowse dhe Sanchon. Ishullorët duan t’i nisin mbarë këto eliminatore.
🚨 Phil Foden makes his senior England debut! 🚨 pic.twitter.com/bVAk43diKj
— Goal (@goal) September 5, 2020