Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, kujton kohët kur nisi lufta civile në Kroaci për pavarësi dhe gjithçka ishte e vështirë për të, pasi luante futboll dhe në moment ndizeshin alarmet e luftimeve.
“Topi ishte me mua gjithë kohën. Kur shkoja për të fjetur e mbaja gjithmonë me vete dhe luaja me shokët e mi, me të gjithë. Isha organizatori i ndeshjeve. Për mua ishte gjithçka të luaja futboll.
“Kur jetuam në hotel Kolovare, pasi u larguam nga Zadari, luaja futboll. Thyeja shumë dritare të hotelit dhe xhama makinash. Të gjithë ishin të nervozuar me mua. Babai im duhej t’i paguante, ishin shumë të shtrenjtë. Mbaj mend sa frikë kishim. Ne luanim futboll dhe alarmet ndizeshin, ishte shumë normale”, – tha Modric.