No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Challandes: Greqia favorite, por ne luajmë për fitore

Challandes: Greqia favorite, por ne luajmë për fitore

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Greqinë në “Fadil Vokrri”, duke analizuar situatën në grup tha se përfaqësuesja helene është favorite për ta mbyllur në vendin e parë.

“Greqia është favorite e grupit dhe kanë bërë shumë ndeshje të mira me përzgjedhësin e ri. Megjithatë ne duhet të provojmë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje”.

Ka patur shumë kritika për teknikun helvet për mënyrën sesi e rreshtoi skuadrën ndaj Moldavisë. 69-vjeçari theksoi se për shkak të mungesave ka qenë i detyruar të bëjë ndryshime, por synimi për të marrë fitoren ka qenë dhe mbetet i palëkundur.

“Për shkak të mungesave të shumta mund të ndryshojmë sistemin e lojës, por nganjëherë kjo varët edhe nga loja e kundërshtarit. Gjithsesi, ne nuk hyjmë në fushë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores”.

Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments