No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bonaventura vendos, Miranchuk: Të gjithë të dashuruar me Atalantën, këtu për tituj

Bonaventura vendos, Miranchuk: Të gjithë të dashuruar me Atalantën, këtu për tituj

Jack Bonaventura do të vazhdojë karrierën te Fiorentina. Mesfushori italian ishte pjesë e Milanit në gjashtë sezonet e fundit, por drejtuesit e kuqezinjve vendosën të mos i dhuronin një kontratë të re.

31-vjeçari arriti akordin me klubin nga Firence, do të firmosë një kontratë 2-vjeçare dhe do të përfitojë një rrogë prej 1.7 milion eurosh+bonuset. Benevento e Pippo Inzaghit i ofroi më shumë para, por Bonaventura, i cili do të prezantohet nesër si lojtari më i ri i Fiorentinës, zgjodhi këta të fundit.

Atalanta veproi shpejt dhe siguroi shërbimet e Aleksey Miranchuk. 14.5 milion euro paguan drejtuesit e klubit italian në arkat e Lokomotivës së Moskës, teksa 24-vjeçari i kombëtares ruse firmosi një kontratë 4-vjeçare.

Mesfushori ofensiv, i cili kishte shumë oferta, ka folur për kanalin zyrtar të bergamaskëve, duke thurur elozhe për ekipin e ri dhe duke zbuluar objektivat e mëdha.

“Atalanta është një prej skuadrave më të mira dhe interesante në Evropë. Të gjithë e njohin këtë ekip, jam i lumtur që do të luaj këtu. Dua të bëhem pjesë integrale e Atalantës dhe dua të fitoj tituj.

I kam ndjekur paraqitjet në Champions, kompeticion ku shkoi larg. Të gjithë janë dashuruar me stilin sulmues të Atalantës, është kënaqësi të shohësh duke luajtur këtë skuadër.

Është një ëndërr që do të luaj në Itali, Serie A është plot me lojtarë të mëdhenj dhe jam gati të jap maksimumin për Atalantën. Bergamo më pëlqen, dua të ambientohem sa më shpejt dhe do më ndihmojnë këshillat e trajnerit Gasperini“, përfundon Miranchuk.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments