No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Van de Beek, “Galaktiku” që u bë “Djall i Kuq” për shkak...

Van de Beek, “Galaktiku” që u bë “Djall i Kuq” për shkak të Covid-19

Mesfushori Donny Van de Beek është transferuar nga Ajax-i te Manchester United. 23-vjeçari ka zbarkuar në Premier League pas disa muajsh të kaluar duke zhvilluar negociata me shumë klube.
Menaxheri i lojtarit Sjaak Sëart ka bërë një zbulim interesant për Marca, duke pranuar se vetëm pak muaj më parë Van de Beek mund të ishte transferuar te Real Madrid.
“Mes klubeve të interesuar për Donny-n kanë qenë Barcelona, Real Madrid, Juventus dhe Arsenal”, ka thënë menaxheri i lojtarit. “Në mars ishte gjithçka gati për transferimin e tij te Real Madrid, por gjithçka është shtyrë për shkak të pandemisë”.
“Klubet kanë humbur shumë ekonomikisht dhe merkato ka ndryshuar”.
Kështu, gjatë këtyre javëve, United dhe Barcelona kanë garuar për futbollistin që, në fund, ka nënshkruar një kontratë 5 -vjeçare me Red Devils, që e kanë paguar 40 milionë euro plus bonuse.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri

Bashkimi ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra nga Prizreni ka bërë të ditur se në pjesën e mbetur të edicioni trajner do...

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

Recent Comments