No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja U21 e pret me entuziazëm duelin me Anglinë, të gjithë futbollistët...

Kombëtarja U21 e pret me entuziazëm duelin me Anglinë, të gjithë futbollistët negativ në Covid-19

Kombëtarja U21 do ta zhvillojë nesër ndeshjen kundër Anglisë U21 në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021. Përzgjedhësi Rafet Prekazi për këtë ndeshje ka grumbulluar edhe dy futbollistë nga lista paraprake, portierin Ardit Nika dhe mesfushorin Qëndrim Zyba. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares U21 kanë rezultuar negativ në testin e kryer për Covid-19 nga laboratori i licencuar i UEFA-s dhe tani janë plotësisht të fokusuar për t’u paraqitur sa më mirë kundër anglezëve. Atmosfera në kampin e Dardanëve të rinj është shumë e mirë, derisa edhe entuziazmi dhe dëshira për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kombëtareje të madhe si Anglia është e lart. Sonte Kombëtarja U21 do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:30, derisa paraprakisht përzgjedhësi Prekazi dhe Eris Abedini do të flasin për mediat në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments