No menu items!
Ballina KRYESORE Kombëtares i bashkohen edhe 7 lojtarët e tjerë, të gjithë negativ në...

Kombëtares i bashkohen edhe 7 lojtarët e tjerë, të gjithë negativ në Covid-19

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në Parma të Italisë dhe është akomoduar në “nH Hotels”. Ekspeditën e Dardanëve në aeroportin e Parmës e ka pritur ambasadorja e Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim. Me këtë rast ajo i ka uruar mirëseardhje presidentit Agim Ademi dhe ekspeditës së Kombëtares, duke i dëshiruar sukses në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë. Ndërkohë, grupit të futbollistëve që udhëtuan nga Kosova në Parma iu bashkuan edhe shtatë lojtarët e tjerë: Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani. Gëzon fakti se edhe rezultatet e testeve të këtyre futbollistëve për Covid-19 kanë rezultuar negative. Kësisoj, të gjithë lojtarët janë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes, i cili sonte në orën 18:45 do ta mbajë seancën e fundit stërvitore me djelmoshat dardanë para përballjes së nesërme me moldavët.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments