Manuel Rui Costa ka shkuar pasditen e kësaj të mërkure në Lisbonë i shoqëruar nga Dawin Nunez, përforcimi i fundit i Benfica-s për sezonin e ri, që është bërë edhe operacioni më i shtrenjtë në historinë e klubit portugez.
Benfica do t’i paguajë Almeria-s një shumë të përafërt me 25 milionë euro për sulmuesin, por ish-ylli i Milan-it dhe administratori i deleguar i luzitanëve ka kërkuar menjëherë që të mos ketë “shumë presion ndaj lojtarit tani dhe të mos luhet me koston e kartonit të tij”.
“Është një tjetër blerje e rëndësishme për Benfica-n. Do të jetë sigurisht një sukses i madh. Çfarë mund të pritet nga ai? Çfarë pritet nga të gjitha blerjet, suksesi”, ka thënë Rui Costa.