Pas transferimit të mesfushorit-sulmues holandez Donny van de Beek (erdhi nga Ajax për 40 milionë stërlina), skuadra e Manchester United ka nisur nga puna për të larguar lojtarët e tepërt.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë “OK”-in e tij për të nxjerrë në shitje mesfushorët Jesse Lingard (27 vjeç) dhe Andreas Pereira (24 vjeç).
Lingard ka një kontratë deri në vitin 2021 me “djajtë”, ndaj largimi i tij është i paevitueshëm, në mënyrë që United të arkëtojë “cash”. Ndërsa kontrata e Periera skadon në vitin 2023 dhe kushton rreth 20 milionë euro.
Nga shitja e këtyre dy lojtarëve skuadra e United pritet të mbulojë shpenzimet për afrimin e Van de Beek, që nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me “djajtë”.