No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në prag të ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” stërvitjen e parë në prag të dy ndeshjeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë. Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 15 futbollistë: Aro Muric, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Anel Rashkaj, Ibrahim Dresevic, Bersant Celina, Atdhe Nuhiu, Florent Hadërgjonaj, Florent Hasani, Besar Halimi, Mërgim Vojvoda, Bernard Berisha, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Arbër Zeneli. Ky i fundit vetëm e ndoqi stërvitjen e bashkëlojtarëve pasi kishte arritur në orët e vona të pasdites, derisa Bernard Berisha, Valon Berisha e Fidan Aliti bën vrapime dhe stërvitje të lehta, duke pasur parasysh se kanë luajtur të dielën. Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve përveç vrapimeve dhe ushtrimeve fizike morën këshilla për skema të ndryshme të lojës nga përzgjedhësi Bernard Challandes, teksa angazhimi dhe motivi i lojtarëve për t’u rikthyer te fitorja është i madh pas një periudhe të gjatë mungese në kombëtare si shkak i pandemisë. Stërvitjen nga afër si zakonisht e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi. Dardanët do ta mbajnë stërvitjen e radhës nesër në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Video me pamje nga stërvitjet e Kombëtares dhe deklaratat e Amir Rrahmanit dhe Mërgim Vojvodës:
https://www.youtube.com/embed/gaLYZ_fL5RI

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Challandes: Kur luajmë me shikues jemi dukshëm më të fortë!

Brenda dhjetë ditësh, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, zvicerani Bernard Challandes, do ta publikojë listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e...

Sanchez protagonist: Kur luaj ndihem luan, Interi ndodhet këtu sepse humbi finalen e Europa League…

Alexis Sanchez, autori i dy golave ndaj Parma, foli për Sky pas ndeshjes dhe fitores: “Unë mendoj se ishte një lojë e vështirë, vuajtëm sepse...

Sanchez fenomenal, Conte “shqyen” Hakimin nga gëzimi!

Inter ka marrë një fitore me shumë vlera mbrëmjen e sotme, pasi ka mposhtur me shifrat 1-2 Parmën në transfertë. Një fitorë që i...

Humbje historike për Liverpool-in, Chelsea thyen “mallkimin” me Mount

Blutë kanë mundur 1-0 Liverpool-in në javën e 29-të të Premier League falë një goli të Mason Mount në minutën e 42-të. Pas shtatët vitesh,...

Recent Comments