Sipas asaj që raportohet nga Radio Marca, Ivan Rakitic tani është një hap larg kthimit te Sevilla aq sa u vendos edhe axhenda për vizitat mjekësore, që do të zhvillohen në Barcelonë.
Kroati do të zëvendësojë Ever Banega, i cili u transferua në Arabinë Saudite. Kjo është blerja e tretë për andaluzianët, pas Suso nga Milani dhe mbërritjes së Oscar Rodriguez nga Real Madrid. Kujtojmë që fituesit e Europa League 2019-2020 vitin tjetër do të marrin pjesë në Champions League.