Radja Nainggolan ishte protagonist pak minuta më parë e një Instagram live, së bashku me ish-shokun e skuadrës Lorenzo Ariaudo, tani një lojtar i Frosinone. Mbrojtësi “pyeti” ish-shokun e skuadrës për situatën e tij.
“Mbarova huazimin te Cagliari dhe duhet të kthehem në Milano. Pastaj do të shohim – tha Nainggolan – Për fat të mirë kam bërë tashmë një javë stërvitje këtu. Sot është dita ime e fundit si një lojtar i Cagliarit. Ia futën kot me këtë historinë e katërmbëdhjetë muajve … “, raporton FcInterNews.it. “Messi? Unë nuk e di dinamikën sepse nuk lexoj një m*t, por në fund të fundit ai do të qëndrojë te Barcelona. A do të jetë shoku im i skuadrës te Inter? Jo, nuk dua të luaj me të (qesh, ed). Shumë i fortë ”.