Real Madridi, Barcelona apo Manchester United? Donny van de Beek ka mbetur peng i fjalëve për shumë kohë. Holandezi do të largohet nga klubi me shumë mundësi, por destinacioni i ri mund të jetë një surprizë e madhe sipas asaj që shkruan The Mirror.
Tottenham është futur në garë për të rrëmbyer futbollistin e Ajaxit. Trajneri Jose Mourinho është futur shpejt në garë, pasi dëshiron të përfitojë nga stepja e klubeve të mëdha dhe të sigurojë shërbimet e 23-vjeçarit. Van de Beek nga krahu tjetër dëshiron thjeshtë të hedhë hapin tjetër të madh në karrierë dhe të largohet nga Holanda.
“The Special One” e pëlqen shumë lojtarin dhe mendon se mund të godasë me afrimin e tij në skuadër. Ajaxi nga krahu tjetër nuk do të bëjë rezistencë dhe shpreson që të marrë shifrën e duhur të parave.