Imazhet e këtij tifozi të vogël të Barcelonës po bëjnë xhiron e botës. Ai shkoi dje në qendrën sportive të klubit katalanas i veshur me fanellën e Messit, me shpresën se do të mund ta shihte idhullin e vet përsëri. Kampioni argjentinas, i cili dëshiron të largohet nga klubi blaugrana, megjithatë, nuk u paraqit në ekzaminimet mjekësore, ndryshe nga shokët e tij të skuadrës. Për djalin qe një zhgënjim shumë i fortë, siç tregon kjo fotografi, e cila është bërë “virale” në mbarë globin tashmë. Ajo tregon se çfarë do të thotë për popullin katalanas lamtumira e kapitenit, e futbollistit më të mirë në historinë e Barçës, por për shumë njerëz edhe të krejt futbollit botëror.