E ardhmja e Patrik Schick do të jetë akoma në Bundesliga por jo me Leipzig, ku ai luajti sezonin e kaluar. Sulmuesi do të luajë për Bayer Leverkusen, me të cilin Roma kanë arritur një marrëveshje për shitjen e çekut, pasi talenti i “Aspirinave” Kay Havertz do të transferohet te Chelsea për gati 100 mln euro dhe Volland te Monaco në Francë.
Verdhekuqtë do të arkëtojnë rreth 27 milion euro plus një përqindje në rishitjen në të ardhmen, edhe pse 20 milion do të duhet t’i paguhen Sampdoria si këst për blerjen e bërë në 2017.
Mbeten vetëm detajet përfundimtare midis Bayer dhe lojtarit.