No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bashkë prej 15 vitesh, Neymar “divorcohet” nga gjiganti amerikan

Bashkë prej 15 vitesh, Neymar “divorcohet” nga gjiganti amerikan

“Nike” tha mbrëmë se është ndarë nga futbollisti brazilian, Neymar, duke përfunduar një nga marrëveshjet më të shtrenjta të sponsorizimit, pas 15 vitesh. “Unë mund të konfirmoj se Neymar nuk është më një sportist i Nike”, – tha një zëdhënës i gjigantit amerikan të veshjeve sportive, Josh Benedek, pa dhënë detaje të tjera. Sipas disa mediave, 28-vjeçari i PSG është në bisedime me gjermanët e “Puma”.

Për faqen e lajmeve braziliane “Uol”, Neymar dhe “Nike” nuk ishin në gjendje të arrinin marrëveshje ekonomike për rinovimin e kontratës së lojtarit. Neymar aktualisht mban rekordin për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. PSG pagoi 222 milionë euro për ta marrë atë nga Barcelona në vitin 2017. Revista “Forbes”, e cila e rendit atë si personazhin e shtatë me famë, më të paguar në botë, vlerëson fitimet e tij për këtë vit, duke përfshirë marrëveshjet e sponsorizimit, në 95.5 milionë dollarë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Morina i kënaqur me 1 pikë, vlerëson angazhimin e lojtarëve

Formë jo të mirë nuk ka as skuadra e Arbërisë në stinorin pranveror. Dy barazime, dy humbje e një fitore e kanë të udhëhequrit...

Batatina kritik; Prishtinës nuk i ka hije ta zhagisë lojën!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin kundër Prishtinës, por edhe me lojën që kryeqytetasit e aplikuan. Ai ka thënë...

Ramadani: Në fund e shohim nëse do ta fitojmë titullin

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e ka vlerësuar shumë të vështirë ndeshjen kundër Llapit, pavarësisht fitores 2:0. Ai e sheh garën shumë të fortë për...

“Profa”: Ky barazim na dërgon në luftën për ekzistencë!

Gjilani nuk ka arritur ta gjejë fitoren as në duelin ndaj Arbërisë, ani pse ishte në epërsi deri në minutat e fundit...

Recent Comments