No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Prekazi: Gjithçka e pazakontë! Ende nuk e di sa lojtarë do t’i...

Prekazi: Gjithçka e pazakontë! Ende nuk e di sa lojtarë do t’i kem në dispozicion!

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka folur për stërvitjen e parë dhe për pengesat që po hasë për shkak të pandemisë Covid-19 në krijimin e ekipit për ndeshjen kundër Anglisë, që zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”. “Sot patëm takimin e parë me lojtarë. Ende nuk jemi të kompletuar, pasi dihet që shumë lojtarë kanë pasur ndeshje mbrëmë dhe sot, derisa shumëçka varet prej situatës së pandemisë rreth udhëtimit të tyre. Me lojtarët vendor fatmirësisht nuk kemi pasur problem, derisa Kreshnik Hajrizi ka ardhur nga Zvicra me vendimin e tij personal dhe tani kur të kthehet do të jetë i detyruar të karantinohet për 14 ditë. Njëjtë ka vepruar edhe Eris Abedini, i cili do të vijë nesër, pasi klubet e tyre nuk u kanë dhënë leje për shkak të pandemisë”, ka theksuar Prekazi në RTK, përcjell Futbolli.info. Ai tutje ka thënë se çdo orë po ndërrohen informatat rreth lojtarëve dhe mbetet të shihet nesër se sa futbollistë do t’i ketë në dispozicion. Prekazi ka shprehur brengën e tij edhe rreth testimit final në laboratorin e UEFA-s që do t’i shtrohen të mërkurën. “Këtu i kemi bërë testimet në IKSHPK dhe nuk ka pasur pozitiv, por të mërkurën i kemi prej laboratorit të licencuar nga UEFA. Federata po mundohet t’i sjellë këtu që të mos maltretohen lojtarët, sepse ka gjasa që duhet të shkojmë në Shkup apo Kukës, por federata është në kontakt me UEFA-n për të bërë më të mirën. Pra për momentin janë shumë probleme. As unë dhe as stafi im nuk e dimë sa lojtarë do të arrijnë të vijnë. Janë probleme të mëdha, por duhet të jemi të fortë”, ka nënvizuar Prekazi.

Sikur të mos mjaftonte situata me pandeminë një tjetër lajm i keq për Prekazin është edhe lëndimi i mesfushorit sulmues të Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati. “U preka jashtëzakonisht shumë kur e mora lajmin për lëndimin e tij. E telefonova dhe Lirimi më tha: Trajner kësaj here s’po mundem të të ndihmojë. Edhe mua si trajner edhe ekipit do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë, por kryesore që ai të shërohet sa më shpejt sepse bëhet fjalë për një lojtar shumë kualitativ. Ai ka qenë edhe në listën e Challandes për ndeshjen e dytë kundër Greqisë”, ka shtuar Prekazi. Ai ka thënë se gjithçka në këtë grumbullim është e pazakontë, pasi ka shumë gjëra që nuk dihen deri në momentin e fundit, teksa edhe në hotel ruhet distanca, madje edhe gjatë ushqimit ka distancë nga 2 – 3 metra, pasi sipas tij shëndeti është primar./Futbolli.info/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments