Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka dhënë shpjegimin e tij sa i përket mos grumbullimit të Qëndrim Zybës për ndeshjen kundër Anglisë U21, për çka klubi i Prishtinës dhe trajneri Armend Dallku i reaguan ashpër. “Për mos grumbullimin e tij jam bazuar në disa rregulla, pra nuk ka të bëjë këtu kualiteti i lojtarit sepse në Kosovë nuk kemi shumë dallim të kualitetit ndërmjet lojtarëve. Kritika nga Prishtina? Jetojmë në demokraci dhe gjithkush ka të drejtë ta thotë mendimin e vet. Kam respekt për të gjitha klubet. Prishtina ka një emër, nuk dua të diskutoj shumë. Kam biseduar para dy muajve me trajnerin e Prishtinës për lojtarin në fjalë, por arsyeja e mos ftesës ka qenë që ai ka pasur probleme me Prishtinën për udhëtim në ndeshjen e Europa Leagues. Unë nuk mund të veproj kundër rregullave dhe ta ftojë dikë që nuk e ka dokumentin për testin Covid-19. Njëjtë ka ndodhë edhe me Ardian Mujën e Trepçës’89”, ka theksuar Prekazi në RTK, përcjell Futbolli.info.