Në pritje që të fillojnë kampionet “big”, Franca ka rihapur dyert e stadiumeve me pak tifozë, por sidomos ka nisur të zbresë në fushë, pasi e mbylli e para topin gjatë pandemisë!
Pas suksesit të madh të Lyon në hapje dhe rezultateve të ditës së shtunë, sot ka qenë radha e ndeshjeve të tjera, ku janë luajtur në orën 13:00 dhe në 15:00, me Brest-Marseillë në orën 21:00.
Lille gjeti suksesin jashtë fushe me golin e Jonathan Bamba, ndërsa Saint-Etienne hap kampionatin me një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Lorient, ndërsa Bordeaux gëzohet falë 2-0 në fushën e Angers.
Tri pikë të arta për Nantes që edhe pse me 9 futbollistë pas dy kartonësh të kuq, ka arritur të mundë 2-1 Nimes.
Sukses thelbësor edhe për Monaco, i cili fitoi në fushën e Metz me dhjetë falë golit të Badiashile.
Rezultati i orës 13:00
Rennes-Lille 0-1
Rezultatet e orës 15:00
Angers-Bordeaux 0-2
Metz-Monaco 0-1
Nantes-Nimes 2-1
Saint-Etienne-Lorient 2-0