Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, pritet të largohet nga skuadra e Juventusit. Andrea Pirlo i ka bërë me dije se nuk e ka në plane dhe duhet të gjejë një tjetër klub.
Argjentinasi mund të ndjekë ish-shokun e tij të skuadrës, Blaise Matuidi, duke firmosur për klubin e MLS, Inter Miami. Presidenti David Beckahm kërkon të ndërtojë një ekip konkurues, pasi sezoni i parë nuk ishte aq pozitiv.
Gazetari Abdellah Boulma shkruan se Inter Miami dhe sulmuesi janë në bisedime të avancuara. Italianët mund të largojnë falas sulmuesin, pasi duan të kursejnë rrogën e tij vjetore prej 7.5 milionë eurosh.