No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Shpërthimi i Albion Ademit pas operimit të gjurit, 9 gola në 11...

Shpërthimi i Albion Ademit pas operimit të gjurit, 9 gola në 11 ndeshje

Shënimi i dhjetë golave ishte synimi i Albion Ademit për gjithë edicionin e vitit 2020. Synimit i është afruar pas vetëm 11 xhirove, ndërkohë që deri në fund janë edhe plot 16 xhiro të tjera.

21-vjeçari ka shpërthyer këtë verë te skuadra e kampionatit finlandez, IFK Mariehamn. Ka realizuar nëntë gola e tri asistime deri më tani. Është golashënuesi më i mirë në Veikkausliiga, ligën elitare të Finlandës. Ka shënuar këtë verë më shumë se që kishte realizuar në katër kampionatet e kaluara. Por nuk e ka ndërmend të ndalet.

Synimet e Ademit tashmë janë rritur, ndërsa është i fokusuar për gola të tjerë me IFK Mariehamn.

Te Mariehmani kaloi me synim për t’u stabilizuar në përbërjen bazë. Kësaj skuadre iu bashkua në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë për një vit me mundësi të vazhdimit edhe për një tjetër. Nëse vazhdon me paraqitjet aktuale, ka pak gjasë që Mariehman të jetë në gjendje të mbajë Ademin, një tjetër futbollist shqiptar i talentuar, që po rritet në vendet evropiane.

“Është e vërtetë që gjërat po ecin më mirë se që kam pritur. Kam përmendur si synim shënimin e dhjetë golave në këtë kampionat. Por kam punuar shumë dhe tashmë kam arritur në shifrën e nëntë golave. Kemi luajtur vetëm 11 xhiro. Kam edhe tri asistime”, ka thënë Ademi të premten për KOHËN.

Ai është nga Lipjani, por si foshnjë në vitin 1999 ishte vendosur së bashku me familjen në Finlandë. Luan kryesisht në krah. Në Finlandë është zhvilluar te skuadra si TPS e Inter Turku, ndërsa ishte i huazuar te disa skuadra më të vogla. Nga Inter Turku, që është skuadër dukshëm më e madhe se IKF Mariehman, është larguar në fund të vitit të kaluar. Ai është pritur shumë mirë te IFK Mariehamn, ndërsa besimin po e shpërblen në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Kam pasur oferta të shumta, edhe nga kampioni i Finlandës e po ashtu që të mbetem tek Inter Turku. Por kam vendosur që të kaloj te një klub më i vogël dhe të luaj rregullisht. Vjet nuk kam luajtur shumë pasi kam operuar të dy gjunjët. Pas operimit në njërin gju kam pushuar vetëm një muaj, ndërsa në gjurin tjetër kam lënduar ligamentet dhe kam pushuar plot pesë muaj. Për këtë kam vendosur për një skuadër më të vogël, që të luaj më shumë”, ka shtuar Albion Ademi.

Ai ka pranuar se interesimi për të është rritur pas shpërthimit këtë vit. Kampionati në Finlandë ka nisur në korrik. Si asnjë futbollist shqiptar, Ademi ka realizuar nëntë gola në ndeshje kampionale gjatë dy muajve të verës. Në ndeshjen e fundit madje realizoi dy gola. Synim pak më të largët Ademi e ka që të transferohet në ndonjë ligë më të fortë evropiane. Për momentin është i fokusuar të vazhdojë me formë të lartë te Mariehmani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments