Përfaqësuesja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent.
Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane.
Gjithsesi, ai ishte pritur të ftohet nga Kosova për ndeshjen ndaj Anglisë U21, por për shkak të dokumentacionit ai nuk është pjesë e listës së publikuar sot.
Përzgjedhësi Prekazi ka treguar edhe arsyen pse Sylisufaj nuk është pjesë e listës së Kosovës.

“Ai nuk është ftuar për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit”, ka thënë Prekazi për “Zeri.info”.
Sylisufaj më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar.