No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Ja kush do ta zëvendësojë Higuainin te Juventusi

Ja kush do ta zëvendësojë Higuainin te Juventusi

Juventusi ka zgjedhur sulmuesin e ri, atë që do të duhet të zëvendësojë Higuain, i cili po largohet, sepse mbeti jashtë projektit të trajnerit Pirlo. Fjala është për Edin Dzeko, boshnjakun e Romës. Bomberi në fjalë, gjithashtu i ndjekur nga Interi për një kohë të gjatë, duket se ka larguar dyshimet për të ardhmen e tij. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, të premten në mbrëmje u gjet marrëveshja në darkë, midis agjentit të tij, Silvano Martina, dhe Fabio Paratici.

Juventusi do t’i garantojë Dzeko të njëjtën pagë që merr te Roma (7.5 milionë euro në sezon). Kryeqytetasit duket se janë pajtuar me këtë operacion, duke piketuar si zëvendësues të boshnjakut Arkadiusz Milik të Napolit. Ky i fundit u josh dhe pastaj u braktis nga kampionët italianë, të cilët në fund vendosën të përqendroheshin te Dzeko, i preferuar nga trajneri Pirlo. Bie poshtë, kësisjoi, edhe Luis Suarez, i cili u propozua në ditët e fundit. Angazhimi i lartë i uruguajanit bëri që bardhezinjtë të kthehen plotësisht te shtatlarti i Romës.

Gjithashtu, të enjten, Dzeko u takua me agjentin e tij në vilën “Casal Palocco”. Aty riafirmoi dëshirën për të provuar një aventurë të re, në përpjekje për të fituar diçka edhe në Itali, për të mbyllur një karrierë të jetuar në nivelet më të larta. Boshnjaku pati një bisedë telefonike me Fiengën për të sqaruar tërë situatën, përpara nisjes drejt kombëtares, për shkak të angazhimeve të Ligës së Kombeve. Një akt serioz profesional, që në pesë sezonet e tij romake është vlerësuar shumë, jo vetëm golat e shumtë të shënuar. Siç u përmend, trashëgimtari i Dzeko do të jetë pothuajse me siguri Milik. Roma është gjysmë milioni larg kërkesës së ish-sulmuesit të Ajax (5 milionë euro), një gjë e vogël që do të zgjidhet në orët e ardhshme.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ademi e Salihu takojnë trajnerin gjerman

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u...

Ndërron jetë legjenda e futbollit kroat

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare legjenda e futbollit kroat, Zlatko Kranjçar- “Cico” Kranjëar ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në spitalin e Merkurit,...

E thotë agjenti i lojtarit; Mendy është Mbappe i mbrojtjes

Mbrojtësi i Real Madrid, Ferland Mendy, ishte heroi i madrilenëve në duelin kundër Atalantës në Champions League. Francezi shënoi golin e fitores në Bergamo...

Pioli: Milani nuk hidhet poshtë për dy ndeshje

Milani fitoi kundër Romës dhe tani numëron 8 pikë më shumë se verdhekuqtë. Synimi është që në fund të sezonit kuqezinjtë të jenë në...

Recent Comments